LETËR NGA BURRI I DASHUR!!

Gruaja ime,

Patjetër ta dish se, gratë më të mira janë, të devotshmet e adhurueset: Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij”. Huxhurat 13.

Më beso se më e mira ndër gratë, nuk është ajo që ka bukuri, e as ajo që ka pasuri, e as ajo që posedon shërbëtore, e as që ajo posedon tokë!

 Jo, pasha Allahun! Nuk është qëllimi në atë çka posedon “filania” nga kozmetika, apo nga parfumet e shtrenjta, apo rrobat e mira dhe të shtrenjta!

Filania “e devotshmja”! Kjo është më e larta, dhe më e mira, dhe më plota tek Allahu, edhe nëse ajo është e zezë, apo e shkurtër, apo ka të meta, apo nuk ka flokë të buta e të mira!

Pasha Allahun! Gruaja e cila ka devotshmëri dhe i frikohet Allahut, ajo është fitimtarja të nesërmen, atë ditë kur tubohen të gjitha krijesat: “Vërtet, për punëdrejtët është përgatitur e mira (Xheneti)”. Nebe 31.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU