Rtv Pendimi

Lëviz anija e bllokuar në Kanalin e Suezit

Nënsekretari i presidentit egjiptian, Ihaab Mamish njoftoi se kanë qenë të suksesshme përpjekjet për të lëvizur anijen e bllokuar në Kanalin e Suezit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për televizionin shtetëror, Mamish tha se anija u sigurua dhe filloi të lundrojë.

Në lajmet në mediat lokale, thuhet se anija u kthye në kursin e saj normal, ndezi motorët dhe filloi të lëvizte.

Më 24 mars anija gjigante me kontejnerë u përplas në Kanalin e Suezit, një nga rrugët ujore më të rëndësishme në botë, duke u përplasur në breg për shkak të uljes së dukshmërisë si rezultat i stuhisë së rërës dhe motit të keq.

Si pasojë e anijes me emrin “The Ever Given” që mbeti në kanalin e ngushtë dhe mbylli kalimin, u krijuan radhë të gjata anijesh në kanal dhe kishte ndërprerje në dërgesat e naftës bruto dhe gazit të lëngshëm natyror (LNG) për shkak të ndërprerjes së trafikut detar.

Autoritetet e Kanalit të Suezit të njëjtën ditë theksuan se trafiku detar u kthye në normalitet, por më 25 mars ai njoftoi se trafiku në Kanalin e Suezit ishte pezulluar derisa anija të lëvizte përsëri.

Kompania japoneze, pronari i anijes në fjalë në një deklaratë më 26 mars tha se “u hasën vështirësi” në përpjekjet për të vënë në lëvizje anijen.

TË NGJAJSHME