LEXOJI PREJ MEJE ME VËMENDJE KËTO FJALË

– Kur zemërmirët lëndohen në zemrat e tyre, premtojnë se do të hakmerren, dhe kur vjen shansi i artë për t’u hakmarrë, ndërgjegjja e tyre bërtet dhe thotë se sipas mundësive faljua.

– Mos gjyko për ardhmërinë tënde prej tani, sepse të Dërguarit e Allahut përkujdeseshin për dhentë e pastaj udhëhoqën umetet.

– Është e vërtetë se kurthet e grave janë të mëdha, mirëpo i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, nuk kërkoi mbrojtje tek Allahu nga kurthet e grave, po kërkoi nga mundjet e burrave.

– Do të mbetesh në rrethin e humbjes dhe pikëllimit, përderisa namazi nuk është prej rrethit të përkujdesjes sate. Namazi ka ardhur paralel me lumturinë (Haja alal-felah – Ejani në shpëtim), e si mendon të shpëtosh pa namaz?!

– Ti je i lirë t’i urresh veprat e një personi të caktuar, mirëpo nuk është e drejtë e jotja që ta njollosësh personalitetin e atij që e urren.

– Do ta pres lehtësimin sikurse të kem të caktuar termin me të dhe vonesa e tij nuk nënkupton se nuk do të vijë, përcaktimet e Allahut janë të fshehura me mëshirë, mirëpo ne jemi popull që ngutemi.

– Është e pamundur të shkojë te tjetri diçka e caktuar nga Allahu për ty, prandaj rri i qetë.

– E pyetën një të mençur: “Kë e do më shumë, vëllanë apo shokun?” U përgjigj: “E dua vëllanë, kur bëhet shoku im dhe e dua shokun tim, kur bëhet vëllai im.”

– Mjerë për ty të thuash fjalë që në to akuzohet një mysliman dhe atë akuzë nuk mund ta vërtetosh, sepse në Ditën e Kiametit ka për të t’u thënë, silli argumentet e tua nëse je i sinqertë, e atë ditë nuk do të të bëjë dobi fjala: dëgjova dhe dëgjova.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU