Rtv Pendimi

LG G Watch R 2 vjen në mars 2015?

Shumë prej atyre që janë të interesuar për orët e mençura janë duke pritur të shohin modelet e reja të orëve, që pritet të vijnë në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë.

Dhe tani, sipas një raporti të fundit, thuhet se një nga këto pajisje do të jetë edhe ora e re e LG-së, G Watch R2.

LG G Watch R 2 me sa duket do të jetë ora e parë e mençur që do ta mbështesë rrjetin e fundit të internetit në mobil, 4G LTE, ndërsa modeli i ri i orës së LG pritet të jetë e ngjashme me atë të LG G Watch R.

LG G Watch R është lansuar në tetor, dhe përveç rrjetit 4G për modelin e ri të orës dhe pasaardhësin e kësaj të parës, nuk ka detaje se për çfarë përditësime të tjera të reja mund të flasim.

Ora e re e LG ndoshta mund të vijë me të njëjtat specifika si modeli ekzistues i orës së parë, që do ti bie se LG do të funksionojë me të njëjtën pajisje, por me rrjetin 4G LTE. (Telegrafi)

TË NGJAJSHME