Rtv Pendimi

LG G4 ËSHTË ZYRTARISHT TOP GAMA MË E RE E LG

LG prezantoi dje smartphonin e tij top gamë LG G4.

Smartphone i shumëpritur u prezantua gjatë dy eventeve të zhvilluara njëkohësisht në Londër dhe New York. Gjatë prezantimit, LG u fokusua në tri veçoritë më kryesore: dizajni, ekrani dhe kamera.

G4 është smartphone i parë i LG që vjen i mbështjellë me lëkurë në anën e pasme. Jo të gjithë njësitë G4 do të kenë lëkurë në anën e pasme. Kompania ka krijuar edhe versione të tjera që kanë kasa të lëvizshme në plastikë.

Ky version do të jetë i disponueshëm në ngjyrë gri, të bardhë dhe gold.LG G4 ka ekran 5.5 inç me rezolucion QHD. LG pretendon se ekrani i ri ka kontrast 50% më të lartë se G3 dhe është 25% më i ndriçuar.

Telefoni fuqizohet nga proçesori Qualcomm Snapdragon 808 me arkitekturë 64-bit dhe gjashtë bërthama, ku dy bërthama janë Cortex-A57 dhe katër Cortex-A53.

LG G4 ofron gjithashtu 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Smartphone operon me sistemin Android 5.0 Lollipop me ndërfaqen më të fundit të kompanisë.Kamera është 16 MP me diagonale 1/2.6 inç dhe lente f1.8.

Kamera ka edhe stabilizuesin optik të imazheve. LG ka shtuar edhe kontrollin manual në softuerin e kamerës, për shkrepje më profesionale dhe fokusim më të mirë të pamjeve, si dhe veçorinë RAW, që zakonisht gjendet në kamerat profesionale. Kamera frontale është 8 MP dhe mund të regjistrojë video me rezolucion 2160p.

Bateria ka kapacitet3,000mAh dhe mbështet karikimin wireless.

Smartphone mund të blihet nga sot në tregun vendas dhe shumë shpejt do të gjendet edhe në tregjet e tjera.

 

TË NGJAJSHME