LG G8 ThinQ mund të kontrollohet edhe me lëvizjen e dorës

Kompania në vështirësi LG, nuk e ka në plan të dorëzohet.

Gjiganti korean i teknologjisë, prezantoi në Mobil World Congress modelin e ri G8 ThinQ Android, si telefonin e zgjuar më të rëndësishëm, transmeton Telegrafi.

Në shikim të parë, kjo pajisje ngjanë shumë me G7 ThinQ, por brendësia që ka, e bën të dallojë prej konstruktit me xham dhe metal të njëjtë.

Kamera që posedon, përmban edhe një sensor që e identifikon dorën dhe vepron në varësi të lëvizjeve, për të kontrolluar zërin, përgjigjur thirrjeve dhe veprim tjera që ofrojnë aplikacionet.

Me ekran OLED prej 6.1 inç dhe rezolucion QHD+ mund të thuhet, se ky LG G8 ThinQ me bateri 3,500 mAh do të jetë shumë i kërkuar. /Telegrafi/

Shopping Basket
IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH