Duke e parë që televizorët 4K po bëhen më të zakonshëm, kompanitë kanë filluar të punojnë në televizorë me rezolucion 8K.
Njëra nga kompanitë që po punon për të sjellë një televizor 8K është edhe LG, transmeton Indeksonline.
Ata kanë lajmëruar që në pjesën e parë të vitit të ardhshëm do të sjellin një televizor 8K.
Gara për televizorë 8K pritet të jetë mes LG dhe Samsung. Çmimi i tyre pritet të jetë me mijëra dollarë./Indeksonline/