Rrugës, duke shkuar për te shtëpia botuese që ta boton librin e tij dhe ëndrrën e tij, e takoi një fëmijë të varfër me fytyrë të heshtur si heshtja e detit të vdekur.Dukej qartë se ishte i uritur dhe e shikoi shkrimtarin me një shikim të mërzitur dhe i tha: Axhë, a ka mundësi të më ndihmosh?! A mundesh që ti ndihmosh nënës sime të sëmurë?! Nëna ime është e shtrirë në spital dhe e sëmurë nga varfëria dhe uria!
Shkrimtari ia kthehu: Jo ore bir, nuk mundem të ndihmoj. Pasuria e tëra që e kam është që ta botoj librin tim!
Djaloshi i tha: E si titullohet libri yt?!
Shkrimtari i tha: “Të varfrit dhe njeriu”.
Fëmija ia kthehu: Ne jemi të varfër dhe ti je njeriu. Këtu mundesh ta botosh librin tënd, pra në jetën reale! Shkrimtar i vërtetë është ai që i mbush barqet e të varfërve e jo barqet e shtëpive botuese! Shkrimtar i vërtetë është ai që ndjen për të varfrit e jo që shkruan për ta!!
Shkrimtari heshti si të jetë i vdekur!! Mendoi pak dhe tha: Biri im, eja të shkojmë në spital dhe ta botoj librin tim!!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU