Rtv Pendimi
Lajme

Liderët e 9 shteteve evropiane thirrje për Eurobond të ri për Covid-19

Liderët e 9 shteteve evropiane kanë bërë thirrje për një instrument të borxhit të përbashkët për të përballuar ndikimin ekonomik nga përhapja e koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Liderët e Belgjikës, Francës, Italisë, Luksemburgut, Spanjës, Portugalisë, Greqisë, Sllovenisë dhe Irlandës me një letër të përbashkët iu drejtuan presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ata sot do të zhvillojnë një video-konferencë për të diskutuar mbi masat e mëtejshme për të trajtuar krizën shëndetësore dhe ekonomike.

“Të gjithë jemi përballur me një tronditje të jashtme simetrike, për të cilën asnjë vend nuk mban përgjegjësi, por nga e cila të gjithë përballemi me pasoja negative”, thuhet në letrën e përbashkët të nëntë liderëve, ku ata shpjeguan arsyen pse kërkuan një instrument të borxhit të përbashkët të lëshuar nga një institucion evropian.

Në mesin e të nënshkruarve janë edhe liderët e Francës, Italisë dhe Spanjës, që janë tre nga katër ekonomitë më të mëdha evropiane.

Liderët bëjnë thirrje për krijimin e fondeve që ndërlidhen me koronavirusin në buxhetin e BE-së për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Ministrat e Financave të Eurozonës zhvilluan bisedime të martën në lidhje me një ndihmë të mundshme për sektoret e goditura rëndë nga rënia ekonomike e shkaktuar nga virusi. Liderët e BE-së do të vazhdojnë diskutimet në takimin e sotëm.

Mekanizmi Evropian i Stabilitetit i krijuar gjatë krizës së Eurozonës mund të jetë një mundësi për të marrë kredi me sigurim të përbashkët për vendet në nevojë.

Propozimi i nëntë udhëheqësve për lëshimin e Eurobond-eve është një hap më tepër drejt krijimit të një unioni fiskal, të cilin Gjermania e ka kundërshtuar tradicionalisht.

Të ngjajshme

Kosovë, shkon në 224 numri i rasteve me COVID-19

Kushtrim Guraj

Turqia më e hershme se Evropa me masat kolektive kundër pandemisë COVID-19

Kushtrim Guraj

Francë, konfirmohen 541 vitktima të reja nga COVID-19

Kushtrim Guraj

Kosovë, mbërrin kontingjenti me ndihma nga Turqia për luftimin e koronavirusit

Kushtrim Guraj

Kryeparlamentari turk: Turqia do të zgjasë gjithmonë dorën e ndihmës për vëllezërit

Kushtrim Guraj

Thaçi: Thellësisht mirënjohës për Turqinë për mbështetjen e Kosovës

Kushtrim Guraj

Turqia dërgon donacion për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për të luftuar me COVID-19

Kushtrim Guraj

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të braktis edhe një bazë në Irak

Kushtrim Guraj

BE pranon “pamjaftueshmërinë e mbështetjes ndaj Italisë”

Kushtrim Guraj