LINDJA E FOSHNJES NË RAMAZAN PASTAJ LINDJA TJETËR NË RAMAZANIN TJETËR PA MUNDËSI AGJËRIMI TË RAMAZANIT TË PARË, ÇFARË DUHET BËRË ME TË?

Pyetja:

? Një grua ka lindur fëmijën e saj në fillim të Ramazanit pa mundur ta agjërojë atë. Pastaj nga frika e dobësimit të qumështit nuk mundi ta kompensonte. Pa ardhur Ramazani tjetër ajo prapë mbeti shtatzënë dhe kështu i kishin mbetur dy Ramazane pa agjëruar. Në këtë rast çfarë të bëjë me Ramazanin e parë që e ka arritur i dyti. A i lejohet që ta paguaj me të holla agjërimin e parë apo si t`ia bëjë?

Përgjigja:

? Femra në rastin e tillë obligohet me agjërim e jo me kompensim në ushqim, të holla ose forma tjera. Ajo e agjëron Ramazanin e parë edhe pas kalimit të Ramazanit të dytë. Kjo ndodhë për shkak se ajo nuk ka mundur ta agjërojë Ramazanin e parë gjatë tërë vitit për shkaqe të arsyeshme dhe të pranuara fetarisht.
Në rastin në fjalë ndoshta ajo nuk do ta ketë të vështirë që të agjëroj Ramazanet e kaluara gjatë ditëve të dimrit pasi dita është më e shkurtë dhe kjo nuk do të ndikonte negativisht tek shëndeti i saj por as tek pakësmi i qumështit të foshnjes.
Përgjithësisht gratë duhet të jenë të kujdeshme maksimalisht që ditët e pa agjëruara të Ramazanit t`ë kompensojnë brenda vitit pa arritur akoma Ramazani tjetër. Por nëse ndodhë që për arsye të pranuara të mos ketë mundësi kompensimin e tillë atëherë nuk ka problem t`i plotësojë pas Ramazanit të dytë”

Shejh Muhamed ibën Salih Uthejmini.
(Fetava Sijam, fq. 68-Xhemul Musned)

Përshtati Lulzim Susuri
http://www.ehlihadithi.com/

? https://www.facebook.com/HoxheLulzimSusuri