Rtv Pendimi
Poezi Të ndryshme

LINDJA E MUHAMMEDIT A.S.

Nga shumë krijesa Zoti të zgjodhi ty ja ResulaAllah.
Emrin tënd e shkroi pranë emrit të Tij ende pa lindur raca njerëzore.
Lindjen tënde çdo krijesë e priste me pa durim.
Çdo pejgamber që erdhi nuk mbeti pa të derguar salavat.
Në fillim emri yt ishte i pa njohur në Mekke, e sot emri Muhammed thirret në çdo ezanë.
Toka qielli gjëmonin për ty ja ResulaAllah.
Ti ishe ai që solle dritë, ti ishe ai yll që ndiçove botën.
Në ato momente çdo gjë u ndriçua, yjet u shuan se erdhe ti ja ResulaAllah.
Bota dhe çdo gjë ishte në mjerim.
Çdo gjë ishte synim të zhdukej, por ti ishe ai që e solle mëshirën e Zotit.
Ti ishe ai qe e shuajte shpresën e së keqes.
Mbas lindjes tendë çdo gjë morri kuptim.
Edhe qielli u mbyll sepse ti ishe ai që Zoti të zgjodhi.
Nga gjoksi juaj Zoti largoi të keqen dhe urrejtjen.
Linde nga një familje autoritare, por pa baba, pas disa vite mbete edhe pa nënë!
Ishe jetim por kishe ngrohtësinë e çdo njeriu që kishte zemer të bardhë.
Vetë njëherë dikush të të takoje ty malli çdo ditë rritej ja resulaAllah.
Nga do që shkoje ti le gjurmë të pashlyeshme ja Resullallah.
Drejtësia, urtësia dhe sinqeriteti yt gëzonte çdo njëri.
Për ty Zoti krijoi shumë të mira në këtë botë, por xhenneti sa her e më shumë zbukurohët kur të dërgojmë salavate.
Pa ty kjo jet sdo të kishte kuptim.
Ti na mësove të njohim Zotin dhe vetëveten.
Ti na mësove të duam babë dhe nënë, fe dhe atdhe.
Ti u lute per ne dhe ti do të jesh ndërmjetësuesi jonë ja Resulallah.
Zoti na bashkoftë me ty ja ResulaAllah.

Mr. Nexhati Spahiu

Të ngjajshme

PENDOHU

Kushtrim Guraj

Dyfytyrësia sëmundje bashkëkohore!

Kushtrim Guraj

KORONA

Kushtrim Guraj

Mos e harro këtë lutje!

Kushtrim Guraj

ME CKA SHUHET ZJARI I GJUNAHIT

Kushtrim Guraj

O ALLAHU YNË!

Kushtrim Guraj

Besimtarët do ta shohin Zotin e tyre!

Kushtrim Guraj

Sot bëhen 21 vjet nga masakra e tmerrshme e Reçakut kur më 15 janar të vitit 1999 forcat kriminele serbe vranë 45 civilë shqiptarë

Kushtrim Guraj

A E KEMI SHIJUAR ËMBËLSINË E BESIMIT?

Kushtrim Guraj