Rtv Pendimi

Lista me ushqimet që dëmtojnë shëndetin e kockave

Ushqyerja e shëndetshme është thelbësore për shëndetin në përgjithësi dhe atë të kockave në veçanti.

Përkujdesja ndaj ushqyerjes mund të pakësojë gjasat e lëndimeve fizike, frakturave dhe dobësimit të tendinave.

Ekspertët kanë renditur më poshtë listën e ushqimeve më të shëndetshme për kockat.

Ushqimet e Pasura Me Hekur

Hekuri është shumë i rëndësishëm për organizmin por ajo që ka rëndësi është koha kur e merrni atë.

Shumica e ushqimeve që shkaktojnë humbje të dendësisë kockore e kanë këtë efekt për shkak të ndërhyrjes në përthithjen e kalçiumit.

Për pasojë, kur të ushqeheni me ushqime të pasura me kalçium, mos hani ushqime të pasura me hekur dhe anasjelltas.

Pijet e Gazuara

Pijet e gazuara mund të shkaktojnë humbje të dendësisë kockore.

Për pasojë, ekspertët rekomandojnë zëvendësimin e tyre me ujë të pasuruar me fruta të freskëta.

Fasulet

Legumet në përgjithësi janë të pasura me proteina të cilat gjithashtu ndërhyjnë në përthithjen e kalçiumit.

Fasulet specifikisht përmbajnë fitates, proteina që ndërhyjnë në aftësinë e trupit për përthithjen e kalçiumit.

Të Kripurat

Ushqimet e kripura e detyrojnë trupin të humbasë më shumë kalçium.

Për pasojë, ekspertët rekomandojnë konsumin sa më të kufizuar të kripës.

Spinaqi

Spinaqi, ndryshe nga shumë barishte të tjera, përmban oksalate të cilat ndikojnë ndjeshëm në përthithjen e kalçiumit.

Ai është me të vërtetë i pasur me kalçium por substanca e lartpërmendur pengon përthithjen e tij.

Kafeina

Kufizimi i kafesë ndihmon në parandalimin afatgjatë të humbjes së dendësisë kockore.

Kafeina ka tendencën të pakësojë përthithjen e kalçiumit dhe të nxisë humbjen e tij.

Mbrojtja e shëndetit të kockave nëpërmjet përzgjedhjes së ushqimeve është e rëndësishme.

Hapa të tillë, ulin rrezikun e osteoporozës, lëndimeve, frakturave, brishtësisë së kockave dhe indeve.

Shmangia e ushqimeve që kanë tendencën të shterojnë depozitat e kalçiumit në organizëm do ju ndihmojë mjaftueshëm në ruajtjen e shëndetit të kockave.

TË NGJAJSHME