Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Ilaçe për zemrën / Rukja Probleme shpirtërore & shoqërore

LLOJET E ZEMRAVE SIPAS KURANIT

Muslim Shop
  1. Zemra e shëndoshë: Kjo zemër është e sinqertë me Allahun dhe është e pastër nga politeizmi dhe femohimi, hipokrizia dhe e fëlliqura: “Përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!” (Esh-Shuara: 89)
  2. Zemra e kthyer: Kjo zemër gjithmonë kthehet me pendim tek Allahu dhe i nënshtrohet urdhrave të Tij: “…e që ka ardhur me zemër të kthyer (nga Allahu).” (Kaf: 33)
  3. Zemra e bindur: Kjo zemër është e bindur, e qetë dhe e rehatshme: “…dhe zemrat e tyre të binden e të qetësohen me të…” (El-Haxh: 54)
  4. Zemra e frikësuar: Kjo zemër ia ka frikën Allahut se veprat nuk do t’ia pranojë dhe ka frikë se do të ndëshkohet në zjarr: “Dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre.” (El-Mu’minun: 60)
  5. Zemra e përkushtuar: Kjo zemër është që i madhëron shenjat e fesë së Allahut: “Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.” (El-Haxh: 32)
  6. Zemra e udhëzuar: Kjo zemër është e kënaqur me caktimet e Allahut dhe plotësisht iu nënshtrohet urdhëresave: “…Ai ia udhëzon zemrën kujtdo që i beson Atij…” (Et-Tegabun: 11)
  7. Zemra e qetësuar: Kjo zemër qetësohet me njësimin e Allahut dhe të përmendurit e Tij: “…zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen…” (Er-Rad: 28)
  8. Zemra e gjallë: Kjo zemër e kupton dhe e logjikon atë që e dëgjon nga rrëfimet që Allahu i ka përmendur për popujt zullumqarë dhe mëkatarë: “Vërtet, këtu ka këshillë për këdo që ka zemër, dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.” (Kaf: 37)
  9. 9. Zemra e sëmurë: Kjo zemër është goditur me sëmundje si dyshimi apo hipokrizia dhe në të ka fëlliqësirë dhe e sëmurë nga epshi i ndaluar: “…që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore…” (El-Ahzab: 32)
  10. Zemra e verbër: Kjo zemër nuk sheh dhe nuk e kupton të vërtetën: “…Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.” (El-Haxh: 46)
  11. Zemra e hutuar: Kjo zemër është e shkujdesur ndaj Kuranit, e zënë me gjëra të kota të dynjasë dhe me epshe e dëfrime: “Zemrat e tyre janë të hutuara…” (El-Enbija: 3)
  12. Zemra gjynahqare: Kjo zemër është që e fsheh dëshminë e së vërtetës: “…Mos e fshihni dëshminë, se kush e fsheh atë, zemra e tij është gjynahqare…” (El-Bekare: 283)
  13. Zemra mendjemadhe: Kjo zemër është mendjemadhe, nuk e njëson Allahun dhe nuk e adhuron, dhunuese me shumë gjynahe dhe armiqësi: “…Kështu, Allahu ia vulos zemrën çdo mendjemadhi e dhunuesi.” (Gafir: 35)
  14. Zemra e vrazhdë: Kjo zemër është që nga ajo është larguar butësia dhe mëshira: “…Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje…” (Ali Imran: 159)
  15. Zemra e vulosur: Kjo zemër është ajo që nuk e dëgjon udhëzimin dhe as nuk e kupton: “…duke ia vulosur dëgjimin dhe zemrën…” (El-Xhathije: 23)
  16. Zemra e ashpër: Kjo zemër nuk zbutet me iman dhe nuk ndikon fare këshilla dhe e refuzon përmendjen e Allahut: “…dhe ua bëmë zemrat të ashpra…” (El-Maide: 13)
  17. Zemra mospërfillëse: Kjo zemër është mospërfillëse në përmendjen e Allahut dhe në të ka ndikuar epshi, që ta largojë nga adhurimi i Allahut: “…Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë…” (El-Kehf: 28)
  18. Zemra e mbyllur: Kjo zemër është ajo që në të nuk depërton fjala e Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të: “Ata thonë: “Zemrat tona janë të vulosura…” (El-Bekare: 88)
  19. Zemra që priret nga e pavërteta: Kjo zemër është ajo që largohet nga e vërteta dhe priret nga e pavërteta: “…zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta…” (Ali Imran: 7)
  20. Zemra dyshuese: Kjo zemër është ajo që dyshon në gjëra: “…dhe që zemrat e tyre dyshojnë…” (Et-Teube: 45)                                                                                                                                                                               Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Të ngjajshme

ÇDO SËMUNDJE E KA EDHE ILAÇIN E VET

Irfan Jahiu

MERR MËSIME NGA AJO QË SHEH

Irfan Jahiu

NË MIRËSI BËHU SI AI QË ECËN NËPËR RËRË

Irfan Jahiu

PAQJA QOFTË MBI KËTO ZEMRA

Irfan Jahiu

KATËR GJËRA ZGJIDHEN ME KATËR TË TJERA

Irfan Jahiu

PESË KËSHILLA PËR TË ARRITUR DERI TE LUMTURIA

Irfan Jahiu

KUJDES NGA ARMIKU NJË HERË, KURSE NGA MIKU NJË MIJË HERË

Irfan Jahiu

KATËR ÇELËSAT E LUMTURISË DHE SUKSESIT TËND

Irfan Jahiu

DISA IDE PËR TË ARRITUR DERI TE LËMOSHA E VAZHDUESHME

Irfan Jahiu