Rtv Pendimi

LOT MËRGIMI

Unë jam larg miku im,
larg,shumë larg,
diku në perendim.
.

Kështu fati kishte dashtë,
të jem larg,shumë larg,
në mërgim.
.

I lënduar thellë në shpirt-
nëna ime,
ika,të lash në kujtime.
.

Ma bej hallall,
se më kurrë su pamë,
i mbushur zjarr e mall.
.

Ditë e natë ,
në lot u mbyta,
kështu jetën se prita.
.

Me trup në mergim,
me shpirt në vendlidje,
kjo është jeta ime.
.

Shqetësim,dhëmbje,
ankth në shpirt,
shpresën e kam dritë.
.
Xhemil Sadiku

TË NGJAJSHME