LOTËT E MIA ASNJËHERË NUK DO TË PUSHOJNË!!

Çdoherë kur loti nga syri im pikon,
Zemra është ajo që sinjal dërgon,
Sa dhembje të ndjej zemra e plagosur,
Aq më shumë do të rrjedh loti i brengosur!

Lotët e mia kur pikojn nga lart,
Në vete e ndjej se nuk jam rehat,
Ndoshta loti im e ka një kuptim,
Që pas vështirësisë do të kem një lehtësim!

Loti ka shumë fjalë,
Që burojn nga dhembja,
Shpirti i duron,
Dhe i analizon mendja!

Nganjëherë flas me lotin,
Dhe dua ta qortoj,
Që ti them të ndalë rrjedhën,
Dhe pak të pushoj!

Por loti mua s’më dëgjon,
Dhe hiç pa ndalur ai pikon,
Më thotë të duroj,
Që sekretin ta tregoj!

Fillon me zë të mërzitur të dëfton
Unë lotoj për atë që e donë!
Dhe këto lot asnjëherë nuk do të pushojnë
Derisa sytë e mi, dheu i vdekjes t’i mbuloj!

Përgatiti: A. Xh.