Rtv Pendimi

LOTËT TANË NUK I NDIEN, PËRVEÇSE AI, QË BANOJMË NË ZEMRËN E TIJ

Peshku i tha ujit: “Ti nuk mund asnjëherë të m’i shohësh lotët e mi, kjo, sepse unë jam në ujë dhe lotët janë nga uji.”
Uji ia kthehu peshkut: “Unë nuk mund t’i shoh lotët, por mund t’i ndiej, ngase ti je në zemrën time.”
Kështu jemi ne.
Lotët tanë nuk i ndien, përveçse ai, që banojmë në zemrën e tij.
Kurse shpirtrat tanë bëjnë çfarë të duan, takohen me ata që i duan, si duan dhe kur duan, kurse trupat janë mashtrim për ata që nuk shohin diç tjetër, përveçse materies. Të shohin dhe mendojnë se me të vërtetë të shohin, të përshëndesin me dorë dhe mendojnë se me të vërtetë të përshëndesin me dorë.
Thuaju se ky është trupi që ju e shihni, kurse shpirtin nuk e shohin, përveçse dy, Krijuesi i saj dhe ai që e do atë shpirt.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME