Lufta me kancerin fillon nga kuzhina

Më shumë se 80% e rasteve të kancerit janë shkaktuar nga dieta dhe mënyra e jetesës jo e shëndetshme – thotë Dr. David Servan-Schreiber, neuropsikiatri francez, i cili preferon metodat natyrale të mjekimit të kësaj sëmundjeje.

Në krye të listës së produkteve që mund të shkaktojnë kancer janë sidomos produktet me shumë yndyrë, të ëmbla, dhe produktet me shumë kemikate.

Fatmirësisht, me ushqimin e shëndetshëm mund të minimalizojmë rrezikun e sëmundjes.

Në dietën kundër kancerit nuk mund të mungojnë fruta dhe perime bio. Lëngje të shtrydhura të freskëta, vaji, arra, produkte të pasura me fibra dhe Omega-3 (peshku, fara lini).

Këto ushqime veprojnë kundra infeksioneve që shkaktojnë zhvillimin e kancerit, forcojnë imunitetin si dhe ndalojnë zhvillimin e qelizave mutante.

Është me vlerë të shtojmë ato produktet në dietën tonë, sepse, siç thoshte Dr. Servan-Shreiber, lufta me kancerin fillon në kuzhinë.

Ndër produktet kundër kancerit, ato që sigurojnë mbrojtje më të lartë janë:

Shega

Shkencëtarët nga Ohio State University provuan se ky frut mund të ulë rrezikun e kancerit të gjirit. Elagotaninet që përmbajnë shegët, ndalojnë zhvillimin e qelizave kanceroze, shkruan tvklan. Analiza të tjera provuan se pirja e një gote lëngu shege çdo ditë ngadalëson zhvillimin e kancerit të prostatës në më shumë se 60 përqind.

Kurkuma (Shafrani i Indisë)

Bota e mjekësisë vlerëson këtë erëz sidomos për efektet citotoksike të saj. Analizat treguan gjithashtu, se kurkumina (përberësi i kurkumës) jo vetëm shkatërron qelizat kanceroze, por edhe fillon procesin e vetëshkatërrimit të tyre. Kurkuma njihet gjithashtu për efekte të forta kundër infeksioneve dhe efekte pastruese.

Çaj jeshil

Burim i pasur i po­li­fe­no­leve, të cilat mbrojnë nga radikalet e lira. Falë përmbajtjes së substancës EGCG, çaji jeshil redukton rrezikun e kancerit të prostatës, të vezorëve dhe të zorës së trashë.

Hudhër

Shkencëtarët gjetën në të rreth 30 substanca me veprimin kundër kancerogjen. Ndër më të njohurat është allicina – antioksidant i njohur, vepron gjithashtu kundër bakterieve. Analizat e kryera në Kinë treguan, që ngrënia e hudhrës së freskët të paktën dy herë në javë mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive në më shumë se 40 përqind.

Qepa

Shkencëtarët italiane treguan se substancat që përmbajnë qepët ulin rrezikun e shfaqjes së të paktën 10 tipe të kancerit: të gjirit, të mitrës, të stomakut, të prostatës, të veshkave, të fytit etj. Veprimi kundërkancerogjen i qepes mund të jetë akoma më i fort nga ai i hudhrës./zeri