Ushqyerja në mënyrë të shëndetshme dhe marrja e ushqimeve të duhura luan një rol shumë të rëndësishëm në trajtimin e reumës. Në fakt, personave që vuajnë nga kjo sëmundje por që nuk marrin mjekim, mënyra më efektive në trajtim që ju rekomandohet është përdorimi i një diete ushqimore rigoroze. Patatet e pagatuara ndihmojnë shumë për të çliruar nga dhimbjet dhe parehatia që shkaktohen nga reumatizma.
Meqë lëkura e patateve është shumë e pasur në minerale ato mund të futen në ujë, të zihen dhe më pas të pihet lëngu. Lëngu këshillohet të konsumohet disa herë në ditë para vakteve. Lëngu i nxjerrë nga kungulli i hidhur, duhet të përzihet me një lugë mjaltë dhe më pas të konsumohet. Është e rëndësishme të merret çdo ditë për tre muaj me radhë. Lëngu i nxjerrë prej selinos duket se është më i efektshëm sesa vetë konsumi i kësaj perime në rastin e të sëmurëve reumatikë. Rekomandohet të pihet lëngu i dy ose tre limonëve çdo ditë për të paktën tre muaj.
Konsumimi i të paktën 6 kokrrave arra çdo ditë ndihmon në qetësimin e dhimbjeve në mënyrë efektive. Ka disa lloje të ndryshme dietash ushqimore për të sëmurët me reumatizëm, të cilat vërtet ndihmojnë shumë në këtë drejtim dhe ato mund t’i gjeni në faqe të ndryshme interneti. Në anën tjetër, ekspertët mjekësorë rekomandojnë që të mos përdoren pijet që përmbajnë kafeinë, si çaji, kafja dhe çokollata e nxehtë, pastaj erëzat dhe turshitë, mishi i kuq, peshku dhe produktet e mishit, drithërat e përpunuara, si ato që ndodhen te buka e bardhë si dhe ëmbëlsirat dhe produkte të tjera që përmbajnë sasi të madhe sheqeri. /ZERI/