Rtv Pendimi

Lulelakër dhe mandarina për shëndet më të mirë

Njëjtë sikurse mollët, kjo buqetë e bardhë që është lulelakra, përmban vitaminë C.

Shkencëtarët konsiderojnë se një pjatë përmban rreth 77% të sasisë ditore të preferuar të kësaj vitamine të rëndësishme  dhe përveç kësaj, lulelakra është e pasur me antioksidues të cilët zhdukin rrudhat dhe me fitonutrientë të cilët zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i mushkërive.

Për këtë posaçërisht i rekomandohet duhanpirësve, pasi ndihmon në pastrimin e tyre nga toksina e shumta.

Në anën tjetër, mandarinat përmbajnë dyfish më tepër vitaminë C në krahasim me portokallin, kurse janë të pasura edhe me acid folik dhe me beta karoten, të domosdoshëm për tretje të mirë.

Mandarinat janë burim i shkëlqyer i pektinit i cili pengon absorbimin e kolesterolit në muret e enëve të gjakut dhe me këtë edhe rrezikun nga trashja.

Pektini njëkohësisht është i ngarkuar edhe për rregullimin e sheqerit në gjak, që do të thotë se mandarinat plotësojnë ndjenjën e ngopjes dhe pengojnë sulmet e urisë.

Kjo do të thotë se janë të mira edhe për ata që janë në dietë dhe duan të humbin kilogramët e tepërt. 

TË NGJAJSHME