LULELAKËR E PJEKUR?

Për 4 persona
1 kokë lulelakër
200 gr sallam
150 gr kashkavall
50 gr margarinë
100 ml shtalpë
vaj , kripë , dhe piper i zi

Përgaditëja

Në ujin në tenxhere në zjarr hedhim kripë. E copëtojmë lilelakrën dhe e ziejmë në ujin e valuar.
Lulelakrën e kaurdisur e heqim nga zjarri dhe e derdhim në kullojsë.
Tavën qeramike e lyejmë me margarinë.
Në tavë i vëmë copët e lilelakrës të kulluara.Sipër hedhim erëza  të përziera.
E shtojmë sallamin e prerë në copë të imëta dh kashkavallin e grirë.
Në enën me shtalpë hedhim vaj dhe përziejmë me lugë .Shtalpën e vëmë sipër kashkavallit në tavë.
Tavën evëmë ne furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë 220 gradë.

JU BËFTË MIRË