Rtv Pendimi

LULJA DAFINA DHE BUKURIA E SAJ

Dafina (Laurus nobilis) është një bimë aromatike e familjes Lauraceae. Dafinat janë të ndryshme në madhësi dhe lartësi, nganjëherë duke arritur në 10-18 metra të gjata.

Lulet e dafinës janë me ngjyrë të verdhë të zbehtë në të gjelbër, rreth 1 cm diametër, dhe ato çelin dyshe pranë një gjetheje. Gjethet janë 6-12 cm të gjata dhe 2-4 cm të gjera. Frutat janë kokrra të vogla të zeza me shkëlqim rreth 1 cm të gjata. Dafina ka shumë vitamina dhe minerale te domosdoshme për organizmin tonë.
Ja disa prej benifiteve të saj:
Nxit humor të mirë
Rregullon tretjen
Zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.
Për forcimin e sistemit imunitar më efikas është vaji i dafinës, ndërsa rekomandohet sidomos për reduktimin e stresit. Ka efekt të fortë tek dhimbjet e forta për shkak të spazmave muskulore. Gjethja e dafinës përdoret shpesh në kozmetikë. Ajo u shtohet kremrave, losioneve dhe shampove për flokët e yndyrshme, si dhe stimulon rritjen e tyre. /FermaIme/.

TË NGJAJSHME