Microsoft do ta lëshojë një model të ri të telefonit të ri, të cilin pritet ta quajë Lumia 640, dhe kostoja e këtij modeli pritet të jetë e përballueshme për tregjet në zhvillim.
Ky model thuhet se do të prezantohet në panairin e madh të teknologjisë mobile në Barcelonë.
Sipas disa burimeve që vijnë nga Brazili, Lumia 640 do të ofrojë lidhjet për rrjetet HSDPA+, Wi-Fi, Bluetooth 4.0, opsionet për dy sim kartela, mbështetje për TV digjital, si dhe baterinë me 2500 mAh.
Mirëpo, ajo që ende nuk dihet është nëse telefoni do të bazohet në Windows Phone 8.1, apo Windows 10 gjatë kohës së lansimit në treg.
Sipas emrit dhe serisë, sugjerohet se Lumia 640 do të jetë pasaardhës i Nokia Lumia 630 dhe Lumia 635, të cilët tashmë i kanë bërë një vit që janë në treg.
Lumia 645 gjithashtu pritet të ekzistojë dhe sikurse Lumia 635, ky model mund të sjell edhe lidhjen për rrjetin LTE, dhe i dedikuar për tregun amerikan. (Telegrafi)