Rtv Pendimi
Ilaçe për zemrën / Rukja Mirësjellja - Edukata fetare Probleme shpirtërore & shoqërore

LUMTURIA

  1. Lumturia gjithnjë duket e vogël kur e posedon në duart e tua, mirëpo kur e lë të ikën, menjëherë e kupton se sa ajo ishte madhështore dhe e shtrenjtë!
  2. Çelësi i lumturisë është të ëndërrojmë, kurse çelësi i suksesit është të bëjmë që këto ëndrra të realizohen!
  3. Gjysmën e lumturisë e gjen në një shpirt që të kupton dhe gjysmën tjetër në një zemër që të ndien!
  4. Nga shkaqet e lumturisë është që ta rikujton njeriu atë që e posedon nga begatitë, para se të ta rikujtojë se çfarë ka nga problemet dhe mërzitë!
  5. E duan lumturinë, mirëpo ata nuk i përulen Allahut në namaz!!
  6. Lumturi është që t’i posedosh tri gjëra: Atë që e punon, atë që e do dhe atë që e synon!
  7. Një prej shkaqeve më të thjeshta të lumturisë është përmendja e Allahut!
  8. Nëse hulumton pas lumturisë, fillimisht hulumtoje brenda teje!
  9. Lumturinë e ndien ai që e pastron fytyrën e tij nga brengat, kokën e tij nga problemet dhe trupin e tij nga dhembjet!
  10. Nëse e do lumturinë, atëherë duaje për vëllanë tënd atë që e do për veten!
  11. Hasan El-Basrij, Allahu e mëshiroftë, u pyet se cilën ditë e ke festë?!

“Çdo ditë që në të nuk i bëj mëkat Allahut, për mua është festë” – tha.

  1. Prej shkaqeve të lumturisë është të posedosh sy i cili e sheh më të bukurën, zemër e cila e fal më të keqen, mendje e cila e mendon më të mirën dhe shpirt që e mbush shpresa!
  2. Kush vdes duke qenë Allahu i kënaqur me të, ky është i vetmi përfundim i lumtur dhe s’ka tjetër përveç tij.
  3. Zgjedh të jesh i buzëqeshur!
  4. Prej shkaqeve të qetësisë shpirtërore është istigfari i vazhdueshëm.
  5. Nëse njeriu bën më tepër istigfar (kërkimfalje) sesa që ankohet, do ta gjejë rehatinë para se të ankohet!
  6. Lumturia ka fshehtësi dhe më e rëndësishmja është istigfari.

NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË

(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)

Irfan Jahiu

Të ngjajshme

MË I MIRI PREJ JUSH ËSHTË AI QË E MËSON KUR’ANIN DHE UA MËSON TË TJERËVE

Irfan Jahiu

ZILIA DHE DËMI I SAJ

Irfan Jahiu

VESVESET E SHEJTANIT DHE MBROJTJA PREJ TIJ

Irfan Jahiu

TË DREJTAT E RRUGËS DHE ETIKA E SAJ

Irfan Jahiu

SHKAQET E RISKUT

Irfan Jahiu

QARTËSIMI I SHKAQEVE TË LUMTURISË

Irfan Jahiu

DHEMBJA

Irfan Jahiu

KARMA

Irfan Jahiu

KËSHILLA TË PËRGJITHSHME

Irfan Jahiu