Tregohet se profeti dhe mbreti Sulejman a.s (Solomoni), ishte ftuar të marrë pjesë në një ceremoni dasme, pasi martohej djali i një fisniku.
Atij i vjen engjëlli i vdekjes dhe i tregon se djali që martohej, do të vdiste ditën e martesës. Profeti Sulejman u ndje në siklet nga kjo, prandaj dhe vendosi të mos shkojë në ceremoni.
Pasi kishte përfunduar ceremonia e dasmës, babai i dhëndrrit shkon tek profeti Sulejman dhe e kritikon për faktin që nuk kishte vajtur në ceremoninë e dasmës së djalit të tij. Profeti nuk dinte çfarë përgjigje ti japë.
Pasi ai u largua, profeti Sulejman a.s e pyeti engjëllin e vdekjes se çfarë kishte ngjarë që djali i atij fisniku nuk kishte vdekur atë ditë.
Engjëlli i vdekjes i tha:”Isha rrugës për ta ndarë nga kjo botë, kur më vjen një urdhër tjetër për tu kthyer.
Shkaku ishte se një zonjë e moshuar dhe shumë e varfër, ishte afruar pranë dasmës. I ati i dhëndrit e kishte parë dhe e kishte pyetur se çfarë halli kishte. Ajo i kishte thënë se ishte e uritur dhe i ati i dhëndrit nuk i kishte dhënë çfarëdo lloj ushqimi, por ushqim mbretërish, pikërisht ushqimin tënd. E moshuara, në ato çaste, me lot në sy ishte lutur:”Zoti i dhashtë jetë të gjatë dhëndrit o njeri i mirë!” dhe Zoti ia pranoi lutjen në çast.”
Nëse kalon pranë një harabeli i cili po pi unë në një pellg, mos iu afro, por lëre të qetë derisa të shuajë etjen. Ky akt është tregues i mirësisë në zemrën tënde dhe do të vlerësohet nga Zoti.
Nëse një mace të pret rrugën, mundohu ta shmangësh dhe mos e shtypësh me makinë. Kush mëshiron krijesat e Zotit, mëshirohet prej Zotit.
Nëse dëshiron të hedhësh thërrimet e ushqimit, hidhi pranë një foleje milingonash. Ashtu siç u çove të mira andej nga nuk e prisnin, mund të të vijnë dhe ty të mirat andej nga nuk e prisje.
Nëse vendos që këtë material ta shpërndash, bëje me qëllimin që Zoti të të largojë një hall që të shqetëson dhe të ta zëvendësojë me gëzim dhe lumturi si në këtë botë ashtu dhe në tjetrën.
Kije gjithmonë parasysh: një akt bamirësie sado i vogël, por që shoqërohet me zemër dhe pasion të madh, mund të bëjë mrekullira.
Shkruar nga hoxhë Enis Rama.