E luta perënditin mos ma merr babin
por përgjigjeje nuk mora sikur shumë te tjerë.
Aji nuk me fliste por me ndëgjonte
shumë ma shtrëngoj dorën me beri te kuptoj
qetësohu biri im por përgjigjen s’ma tregoji.
Behej shumë i forte me ndjenja dhe shpirt
s’ donte te me shqetësoj mbyllur i mbante sytë.
Doja te me fliste sikur herëve tjera
doja te me shikonte kur hyja nga dera.
E pse mos te buzëqeshin e ti shndrite fytyra
Te filloj me shaka e te vazhdoj me këshilla.
Te me pyes për fëmije e te afërmit me radhe
Me ata lotët qe si mbante te ngrihej ne këmbe.
Aji e dinte se s’ do te me shiqoj ma
mbyllur i mbajti sytë
e me zemër lamtumir me tha.
Ja fshina lotët e putha ne balle
qe hera e fundit e me te u ndamë.
Këto janë rregulla te jetës nga krijuesi jone
me shpresë te madhe ne amshim te na bashkojnë.
Korrik 2011 Hatem B.Salihu Tupallë -Medvegje