Rtv Pendimi

Lutje

E luta perënditin mos ma merr babin

por përgjigjeje nuk mora sikur shumë te tjerë.

Aji nuk me fliste por me ndëgjonte

shumë ma shtrëngoj dorën me beri te kuptoj

qetësohu biri im por përgjigjen s’ma tregoji.

 

Behej  shumë i forte me ndjenja dhe shpirt

s’ donte te me shqetësoj mbyllur i mbante sytë.

Doja te me fliste sikur herëve tjera

doja te me shikonte kur hyja nga dera.

 

E pse mos te buzëqeshin e ti shndrite fytyra

Te filloj me shaka e te vazhdoj me këshilla.

Te me pyes për fëmije e te afërmit me radhe

Me ata lotët qe si mbante te ngrihej ne këmbe.

 

Aji e dinte se s’ do te me shiqoj ma

mbyllur i mbajti sytë

e me zemër lamtumir me tha.

Ja fshina lotët e putha ne balle

qe hera e fundit e me te u ndamë.

 

Këto janë rregulla te jetës nga krijuesi jone

me shpresë te madhe ne amshim te na bashkojnë.

 

Korrik 2011 Hatem B.Salihu Tupallë -Medvegje 

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH