LUTJET E HATIBIT TË XHUMASË NDËR VITE

Në fëmijërinë time, hatibi i xhumasë lutej: o Allah! Ndihmoi vëllezërit tanë në Palestinë.

U rrita, ndërsa hatibi i xhumasë lutej: o Allah! Ndihmoi vëllezërit tanë në Palestinë dhe Afganistan.

Nuk kaloi shumë kohë, e hatibi bëri lutjen : o Allah! Ndihmoi vëllezërit tanë në : Palesetinë, Afganistan dhe Çeçeni.

Pas disa viteve , hatibi i xhumasë lutej: o Allah! Ndihmoi vëllezërit tanë në : Palestine, Afganistan, Çeçeni dhe Somali.

Me kalimin e kohës lutja e hatibit po zgjerohej, dhe ajo ishte: o Allah! Ndihmoi vëllezërit tanë në: Palestinë, Afganistan, Çeçeni, Somali, Bosnjë, Kosovë dhe Irak.

Gjendja nuk po ndryshonte, ndërsa hatibi i xhumasë lutej: o Allah! Ndihmoi vëllezërit tanë në : Palestinë, Afganistan, Çeçeni, Somali, Bosnjë, Kosovë , Irak dhe Siri.

Hatibi vazhdimisht lutej për vëllezërit: o Allah! Ndihmoi vëllezërit tanë në : Palestinë, Afganistan, Çeçeni, Somali, Bosnjë , Kosovë, Irak, Siri e në Burma.

Në fund erdhi koha që hatibi të bëjë këtë lutje: o Allah ndihmoi vëllezërit tanë muslimanë në çdo vend. Çka ka mbetur në atë umet ku ka ka shkuar: Shami, Iraku dhe Kudsi?

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi