ESKISEHIR (AA) – Në kohën kur çifti Semih dhe Xhanan, nga qyteti Eskishehir në Turqi morën një mace për përkujdesje, as që u kishte shkuar ndërmend se bëhet fjalë për një kafshë e cila në të ardhmen do të tërheq vëmendjen e njerëzve dhe të opinionit të përgjithshëm.
Bëhet fjalë për një maçok i cili aktualisht peshon 7.5 kilogram, i gjatë një metër.
Familja e cila mori macen në përkujdesje, e kishte gjetur në një rrugë të Ankarasë 11 vite më parë, dhe si kalonin vitet ata vërenin se rritet më shumë se macet e tjera.
Të brengosur nga një obezitet i mundshëm, Semih dhe Xhanan e kishin çuar maçokun te veterinari i cili u kishte thënë se bëhet fjalë për një mace prindër të së cilës janë macja malore norvegjeze dhe maçoku i Ankarasë.
Në bashkëbisedim me gazetarin e Anadolu Agency (AA), Semih Yurdakul tha se bashkëshortja e tij kishte përvojë me përkujdesin e maceve, sidomos nga koha kur ka jetuar në Ankara, por siç thotë Sevki ishte diçka e veçantë.
“Ishte shumë i madh në krahasim me dimensionet e maces së rëndomtë. Veterinari na tha se bëhet fjalë për përzierje të maces malore norvegjeze dhe maçokut të Ankarasë. Aktualisht peshon 7.5 kilogram dhe nuk ka asnjë problem me mbipeshë. Është shumë i lëvizshëm, ka shputa të mëdha dhe trup të gjërë”, tha Yurdakul për të shtuar se maçoku zgjon kureshtjen e shumë njerëzve sepse zëri që lëshon i ngjanë ulurimës.
“Është maçok i urtë dhe shumë i durueshëm. I pëlqen shumë shoqërimi me njerëz”, shtoi më tej ai.
Megjithatë, shton Semihu, maçoku i tyre ka një sjellje që është e zakonshme për qenin.
Sipas tij, ai ndjek urdhërat kur i thuhet të shkojë, apo të afrohet.