Rtv Pendimi
Lajme

Madhështore: Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ bën me shtëpi 128 familje më 28 nëntor, në dekadën e parë të themelimit të saj

Qindra familje skamnore deri më sot kanë siguruar vendbanim të sigurt me ndihmën e shoqatës bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’, me në krye humanistin hoxhë Halil Kastrati.

Këtë fat do ta gëzojnë edhe 128 familje të tjera, të cilat pritet të  përfitojnë shtëpi të reja, pikërisht në këtë muaj, nga e njejta shoqatë, shkruan RTV Pendimi.

Ky aktivitet do të ndodh pikërisht në Festën e Flamurit, më 28 nëntor.

Kështu ka bërë të ditur humanisti, Halil Kastrati, përmes një postimi në Facebook, duke sqaruar se me rastin e 10 vjetorit të themelimit të shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, dhe të Festës së 28 nëntorit, do të dhurohen çelësat e 128 shtëpive të reja për familjet në nevojë, transmeton RTV Pendimi.

Me rastin e 10 vjetorit të themelimit të shoqatës, Kastrati ka bërë me dije se do të dhurohen çelësat e 100 shtëpive, duke shtuar se për nder të 28 nëntorit, do të dhurohen edhe 28 të tjera, me një total prej 128 shtëpive.

Eventi humanitar do të ndodhë më 28 nëntor, në sallën sportive ‘Sezai Surroi’ në Prizren, duke filluar nga ora 13:00.

‘Për nder të dhjetë vjetorit të shoqatës dhurohen 100 shtëpi. Po ashtu për nder të festës së Flamurit Kombëtar dhurohen 28 shtëpi. Me datë 28 nëntor, ora 13:00, në sallën sportive ‘Sezai Surroi’ në Prizren në prani të shumë personaliteteve të artit, kulturës, sportit, politikës, personelit të shumë ambasadave në Kosovë, bëhet dhurimi i 128 palë çelësave të shtëpive të reja për familjet nevojtare’, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Ai, po ashtu, ka bërë të ditur se përfituesit e shtëpive të reja, do të jenë nga të gjitha komunat e Kosovës, nga zona e Kukësit dhe e Tropojës si dhe nga Shkupi.

Kastrati rikujton se kjo ndihmë vie si rezultat i ndihmës së pandërprerë të kontributdhënësve shqiptarë të bashkuar, të cilët do të gëzojnë 128 familje në ditën e 28 nëntorit.

Derisa, i pari i kësaj shoqate, humanisti Halil Kastrati, për nder të Festës së 28 Nëntorit, më 1 dhjetor, do të udhëtojë në Vjenë të Austrisë në një tubim humanitar, të ngjashëm si ai që u mbajt javë më parë në Dietikon të Zvicrës, në të cilin, për shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’ u mblodhën rreth 125 mijë franga për familjet nevojtare./RTV Pendimi

Të ngjajshme

Erdogani tregon se kur do të përfundojë ndërtimi i 500 banesave në Shqipëri

Urim Isma

Kavajë/Pas tërmetit Dr. Shefqet Krasniqi viziton Kavajën, takohet nga Kryebashkiaku Krali

Kushtrim Guraj

Vaksinat kundër gripit arrijnë sot, shpërndahen javën tjetër

Urim Isma

Rama dhe Cakaj drejt Bratislavës, Shqipëria merr presidencën e OSBE-së

Urim Isma

Lufta kundër racizmit, në Norvegji do të shpërndahen 10.000 kopje të Kuranit

Urim Isma

Bashkësia Islame e Kosovës mbledh mbi 300 mijë euro ndihma për Shqipërinë pas tërmetit

Urim Isma

Ndodh në Maqedoni, nxënësit publikojnë video në Instagram duke thyer dyert dhe bankat e shkollës

Urim Isma

Mashtronin njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti, arrestohet drejtori i fondacionit në Tiranë

Urim Isma

Koalicioni LVV-LDK, Vjosa Osmani thotë se ka hapësirë që të gjendet zgjidhja

Urim Isma