Për këtë masë ju nevoiten 24 forma për mafins.
Përbërësit:
16 lugë gjelle miell të bardhë
12 lugë kos
12 lugë vaj
gjysme luge qaji krip
1 qese pluhur për pjekje
2 vezë
6 bishta qepësh të reja
300 gram djath
Përgatitja:
Ndizeni furrën në 250 grade.
Në një enë të thellë theni dy vezë, shtoni kosin dhe vajin, përzieni mirë me mikser dore. Shtoni gradualisht miellin dhe pluhurin për pjekje duke e përzier vazhdimisht. Më pas shtoni kripën, djathin dhe qepët e grira imët. Masën tani e përzieni me lugë.
Me këtë masë mbushni format për mafins, të cilat më parë i keni lyer me gjalpë.
Futini në furrë dhe uleni temperatutën në 200 gradë. Piqini për 20 – 30 minuta.
Related
Tortë qokolate në formë të topave
December 22, 2017
In “Ëmbëlsira”
Petulla me salmon të tymosur
December 22, 2017
In “Kuzhina Shqiptare”
Tuna Karbonara
February 10, 2018
In “Menyja kresore”