Majdanozi pastron organizmin dhe e mbron nga infeksionet!

Metalet e rënda shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore të tilla si: sëmundje të veshkave, kocka të dobëta, çrregullime të zemrës, madje edhe disa nga sëmundjet më të rënda. Majdanozi është i njohur si një detoksifikues natyral i trupit dhe për këtë arsye në mënyrën më të lehtë liron trupin nga metalet e rënda.

Majdanozi gjithashtu ndihmon në trajtimin e inflamacioneve dhe infeksioneve. Është treguar edhe si preventivë kundër artritit reumatoid dhe ënjtjes në nyje. Kjo bimë e vogël e gjelbër është e pasur me kalium, kalcium, mangan, hekur, magnez dhe vitaminë K, transmeton “Zëri.info”.

Majdanozi mund të përdoret në mënyra të thjeshta. Nëse keni vendosur ta grimconi për përdorim në gjella apo ta pini si çaj, do të bëjë të mirë për trupin tuaj dhe do të shpëtoni prej metaleve të rënda.

Gratë që luftojnë me celulitin është e këshillueshme për të bërë çaj nga majdanozi dhe ta konsumojnë gjatë ditës. Në këtë mënyrë largohen lëngjet e tepërta dhe celuliti do të bëhet më pak i dukshëm.

Për të mposhtur inflamacionet ju nevojitet: ½ filxhan majdanoz të freskët, 2 mollë, 2 karota të mesme, 2 degëza selino. Të gjithë përbërësit i futni në mikser, kurse masën e fituar e konsumoni një herë për çdo ditë./(Zëri)