Drekë fenomenale ushqyese për gjithë familjen.
Përbërësit:
– 300 g makarona,
– 350 g mish të bluar,
– ½ preshi,
– 1 lugë pastë domateje,
– 150 g kaçkavall,
– kripë,
– piper,
– vaj.
Përgatitja:
- Makaronat përvëloni në ujë të vluar në të cilin keni qitur kripë, sipas udhëzimit nga ambalazhi.
-
Kulloni dhe lini anash.
-
Në pak vaj fërgoni pjesën e bardhë por të grirë të preshit.
-
Shtoni mishin e bluar dhe fërgoni bashkë, duke i përzier vazhdimisht, në temperaturë mesatare, derisa mishi të marrë të skuqet.
-
Shtoni kripën, piperin dhe pastën e domates dhe bashkoni mirë.
-
Në një enë rezistuese ndaj zjarrit të bërë me vaj makaronat e kulluar shpërndani në mënyrë të barabartë dhe sipër qitni mishin.
-
Hidheni mishin e skuqur mbi makaronat dhe shpërndajeni atë.
-
Kaçkavallin priteni në copa më të mëdha dhe shpërndajeni mbi mishin.
-
Piqni në furrën e nxehur në 220 gradë celsius rreth njëzet minuta, domethënë derisa kaçkavalli të shtrihet tërësisht dhe korja (pjesa e sipërme) të skuqet.
-
Shërbejeni të ngrohtë dhe të zbukuruar me fletë majdanozi.
Ju bëftë mirë,