Rtv Pendimi

MakerPhone, set për ta bërë vetë telefonin mobil

Auto Draft

Shumë prej nesh kanë telefona të mençur, por pak prej nesh e dinë se si punojnë ata.

Startup kompania kroate për teknologji CircuitMess dëshiron ta ndryshojë këtë me MakerPhone, një telefon celular të cilin e ndërtoni ju vetë, dhe i cili i shënjestron moshën 11-vjeçare e më të vjetër.

Ky telefon nuk do t’i brengosë kompanitë si Samsung, Google apo Apple për fitimet e tyre, por duket si një mënyrë argëtuese për të mësuar rreth elektronikës dhe kodimit.

CircuitMess tashmë e ka një fushatë të suksesshme në Kickstarter me konzolën për lojëra Makerbuino, kështu që natyrisht platforma e popullarizuar për crowdfunding u zgjodh për ta lansuar edhe MakerPhone..

TË NGJAJSHME