Sadio Mane senegal muslim

Mane refuzon gjërat luksoze: Po të doja, mund të blija 10 makina Ferrari, 20 ora Rolex, ose dy avionë privatë, por për çfarë?

Me Sadio Manen, janë tallur disa herë sepse mbante shpesh një telefon të thyer por funksional, ani se fiton miliona euro në vit.

Mane iu është kundërpërgjigjur atyre që e kanë kritikuar se për të ardhur deri në këtë ditë ka punuar punë fizike dhe shumë gjëra të tjera.

Sulmuesi senegalez ka thënë se ka tjetër mision në jetë, duke thënë se nuk ka mendjen te gjërat luksoze.

“Pse duhet? Po të doja, mund të blija 10 makina Ferrari, 20 ora Rolex, ose dy avionë privatë, por për çfarë? Unë isha i uritur dhe më duhej të punoja në fusha ndërsa kisha etje. I mbijetova luftërave, urisë , urisë ekstreme, luajta futboll zbathur, nuk studioja dhe shumë më tepër”, ka theksuar Mane.

“Por sot, falë asaj që fitoj nga futbolli, mund t’i ndihmoj njerëzit e mi. Kemi ndërtuar shkolla, spitale, fusha lojërash dhe kemi siguruar veshje, këpucë, dhe ushqim për njerëzit që jetojnë në varfëri ekstreme”.

“Për më tepër, unë u jap 70 euro në muaj të gjithëve në një rajon shumë të varfër të Senegalit për të mbështetur ekonominë e familjes së tyre. Nuk është e nevojshme të tregosh një smartphone të gjeneratës së re, një Rolex ari, një makinë luksoze , vila luksoze dhe udhëtime me avion privat”.

“Preferoj klasin ekonomik. Preferoj që njerëzit e mi te marrin pak nga ajo që më ka dhënë jeta. Kjo quhet luftë e nderuar kundër egoizmit, kundër varfërisë, kundër urisë kudo në botë, jo vetëm në vendin tim”.

Ky tekst nxjerr në pah përulësinë dhe përkushtimin e Sadio Mane për të ndihmuar komunitetin e tij dhe ata në nevojë, duke zgjedhur t’i jap përparësi mirëqenies së tyre mbi pasurinë materiale dhe luksin. /Klankosova.tv.