Rtv Pendimi
Lajme

Maqedoni: Rritje të pagave për 10% në arsim, SASHK shqyrton ofertën

Qeveria i ofron Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës rritje të rrogave për punonjësit në arsim prej 10%. Këtë e njoftoi ministri i Arsimit Arbër Ademi, pas takimit  të realizuar me përfaqësuesit e SASHK-ut, takim që erdhi pas përfundimit të afatit që Sindikata i dha ministrisë për të shqyrtuar kërkesën e tyre për rritje të pagave prej 25%. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, tha se më 10% e paralajmëruar, rritja e pagave në arsim brenda dy vitesh arrin 20%.

Propozimi përfundimtar është, që nga muaji prill, pagat të rritet për 10 për qind shtesë në veprimtarinë arsimore, duke filluar nga arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë e shkencë. Mbetet që nesër në seancë qeveritare, ky informacion i propozuar nga kryeministri, të miratohet, dhe mbetet që SASHK-u në Këshill ta shqyrtojë, dhe njëkohësisht të njoftohemi për epilogun e takimit të sotëm dhe të negociatave”-tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Pajtohem se takim i sotëm ishte konstruktiv. U analizuan më shumë aspekte. Si aspekti i mundësive që i ka shtetit për rritjen e pagave në arsim. Aspekti tjetër ishte edhe afati se, kur do të nis realizimi i saj. Sigurisht, Këshilli duhet ta analizojë ofertën. Do të na duhen disa ditë, që të mund të sjellim vendim se, a jemi të kënaqur apo jo”-pohoi Joakim Nedelkov, SASHK.

Drejtuesit e SASHK-ut nesër pritet të mblidhen për të diskutuar mbi ofertën e fundit të Ministrisë së Arsimit. Bisedimet mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit vazhduan pas grevës paralajmëruese të mësimdhënësve të cilët kërkuan rritjen e pagave për 25 për qind./alsatm

Të ngjajshme

Gjenden 39 kufoma brenda një kamioni në Britaninë e Madhe

Urim Isma

Shefi i Pentagonit në Irak për të biseduar tërheqjen e trupave nga Siria

Urim Isma

Shqiptarët më dembelët e Evropës, 80 për qind nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik

Urim Isma

Thaçi për rezolutën “Bytyqi”: Kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një

Urim Isma

Erdoğan: Turqia dhe Rusia nuk do të lejojnë asnjë ‘axhendë separatiste’ në Siri

Urim Isma

Sot pritet të takohen përsëri LVV-LDK

Urim Isma

Viktimat e krimit në Kosovë, të pambrojtura

Urim Isma

Rinumërohen mbi 73% e vendvotimeve

Urim Isma

Vuçiq: Kurti po shoqërohet me Rada Trajkoviqin, Beogradi nuk e sheh Kosovën me dylbi ushtarake

Urim Isma