Marramendja mund të jetë një shenjë paralajmëruese, e një sëmundje tomorale të veshit të brendshëm. Specialistët na këshillojnë ta marrim seriozisht dhe të kontrollojmë marrjen e mendve, pasi shqetësimet sa i përket dhimbjes së kokës ose marrjes së mendve ndryshojnë nga një i sëmurë tek tjetri.
Disa të sëmurë e shprehin shqetësimin e tyre me ankesa si “më sillet rrotull çdo gjë”, disa të tjerë “më sillet toka” e të tjerë “më janë errësuar sytë”.
Megjithëse shenjat më të shpeshta që shoqërojnë sëmundjet e veshëve janë të vjellat dhe përzierjet, disa të sëmurë mund të kenë edhe shenja tjera si zhurmë në vesh dhe lëvizje të çrregullta të syrit.
Marrja e mendve lind nga ndryshimi i vendit të kristaleve të ekuilibrit në veshin e brendshëm dhe nga rritja e presionit të lëngjeve në vesh. Në lidhje me ndryshimin e vendit të kristaleve të ekuilibrit, marrjen e mendve e quajmë pozicionale. Shfaqet në lidhje me pozicione të caktuara.
Gjithashtu marrja e mendve është një shqetësim që mund të shkaktohet edhe nga tumoret e veshit të brendshëm apo infeksionet e veshit të mesëm të cilat mund të përhapen në veshin e brendshëm, si dhe nga infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.