Martesa e motrës së vogël para motrës së madhe!

Pyetje:

A lejohet që babai ta martojë vajzën e tij të vogël para vajzës së tij të madhe, nëse e vepron një gjë të tillë babai, a ka hyrë në mëkat apo jo?

Përgjigje:

Nuk ka ndalesë për këtë gjë, lejohet një veprim i tillë, përderisa e kërkon dorën e saj për martesë një djalë fetarë dhe i devotshëm.

Edhe vajzës së madhe, Allahu ia mundëson një burrë të mirë inshallah.

Nëse vajza e vogël është e vetëdijshme dhe ka hyrë në moshën e pjekurisë, nuk ju takon juve ta ndaloni apo t’ia vononi martesën e saj, por duhet ta martoni nëse e kërkon ndonjë burrë i devotshëm, sepse Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Nëse vjen për t’ua kërkuar dorën e vajzës tuaj për martesë dikush që jeni të kënaqur me fenë e tij dhe devotshmërinë e tij, atëherë martojeni vajzën tuaj me të, sepse nêse nuk e martoni atëherë do të ndodhin turbullira dhe shkatërrime të mëdha në tokë.”
(Buhariu në Tarihul Kebir: 9/27, Ebu Davudi në Merasil: 224, Tirmidhiu: 1085, Taberani në Mu’xhemul Kebir: (22/300) me nr. 762, dhe Bejhekiu: 7/82).

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.

Nga arabishtja:
Suad Shabani