d1fab82-8c447fe9-2ab4-497d-a954-fc6238d78b75

MARTESA KA NEVOJË PËR GOMË QË FSHIN!!

Pasi që u martua i biri, prindi shkoi ta bekon në shtëpinë e tij. Pasi që u ul, kërkoi nga ai ta sjell një fletë dhe një laps.

I biri iu përgjigj: Në byronë time kam shumë gjëra, por për momentin nuk kam laps dhe fletore… çka të nevojiten ato, o prindi im?!

Prindi i tha: Zbrit poshtë dhe blej një laps, fletore dhe një gomë.

I biri i çuditur fort zbriti deri në shitore, i bleu gjërat dhe kur u kthye iu ul afër prindit.

Prindi i tha: Shkruaj.

I biri: Çka të shkruaj?!

Prindi: Shkruaj çka të duash!

I biri e shkroi një fjali, kurse prindi ia kthehu, fshije!!

I biri e fshiu.

Prindi prapë i tha, shkruaj!!

I biri i tha: Për hir të Allahut çka do?!

Prindi prapë i tha, shkruaj!

I biri e shkroi dhe prapë prindi i tha, fshije. I biri e mori dhe e fshiu.

Pastaj prapë i tha, shkruaj.

I biri i tha: Për hir të Allahut të kërkoj të më tregosh… pse të veproj kështu?!

Prindi i tha: Shkruaj dhe ai prapë shkroi dhe në fund e urdhëroi ta fshijë dhe e fshiu.

Prindi pastaj e shikoi të birin, e vendosi dorën mbi shpatullën e tij dhe i tha: O biri im, martesa ka nevojë për gomë që fshin!!

Nëse ti gjatë martesës nuk mban me vete gomë, që me të t’i fshish disa qëndrime të gruas me të cilat nuk je i kënaqur, dhe nëse gruaja jote nuk mban me vete gomë, që me të t’i fshijë disa qëndrime tua me të cilat ajo nuk është e kënaqur, atëherë fleta e martesës do të nxihet për disa ditë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU