Ka disa vite që kjo temë ka marr një hapsire të madhe mediatike, por tani që po afrohen zgjedhjet në
Gjermani dhe Austri është aktualizuar aq shumë, sikur mos të kishte fare probleme punësimi,
mungesa për vende shkollimi apo punësimi për të rinjë, rritje të kriminialiteti apo të diskutohet për
shkallen e lartë të divorceve, e që kjo e fundit në Austri kap shifra alarmante.
Kandidatit për Kanzelar z. Kurz po i kerkohet që të pranoj për të zyrarizuar këto lloj martesash ( po të
shikosh, gjen edhe peticione Online, për të përkrahur një gjë të till), pasi Partia e Gjelbërt dhe ajo
Socialiste vetem se kanë dhenë pelqimin dhe tani po fajsojn partin Popullore për diskriminim.
Ata të cilët e percjellin sado pak politiken, e din se partia Popullore ka përkrahje të gjerë sidomos
nepër vende rurale, dhe shumicën e votueseve e ka nga të krishteret. Kurse partia e z. Strache e cila
është rritur vitet e fundit fuqishëm dhe qeveris në disa pjesë të vendit, kanë qendrim të prer, sipas
tyre kjo temë nuk ka të bejë me traditen e austriakeve.
Kaq sa u perket qendrimeve të partive austriake lidhur me ketë tematikë.
Po cfarë ka të bejë me komuitetin musliman përkatsisht me atë shqiptare e gjitha kjo? Mendoj se ka,
edhe shume bile. Cifte të tilla jetojn me kurorë apo pa atë, që shumë kohë, fjala është, a duhet ata të
kenë mundësi të adaptojn fëmije?
Në vazhdim do ju përcjell disa të dhena interesante por jo të panjohura, ndoshta të harruara, të cilat
do të na benim të meditonin, të gjykonim përkatsisht të vepronim, coft si musliman, coft si shqiptar.
Të meditonim, se roli i nënës do të zevendsohej nga i babait, apo anasjelltas edhe kundrejt faktit se
me këta femijë praktiskisht nuk kanë lidhje gjaku . Pra nuk ka mundësi të lind si i till nga dy gra apo
nga dy burra. E thenë shkurt, po të mos ketë cifte Hetero, nga do vinin fëmijet në ketë botë, vallë
njëmend nga Lejleket, jo …..
Të gjykonim se një nënë është e zëvendsueshme nga një baba tingllon edhe teorikisht larg mendjës,
për të mos përmendur fare anën praktike (gjidhënjen, raportin emocional, etc, etc.). E njejta do të
ishte edhe po ti privohet fëmiut e drejta për të pasur baba. Në ketë rast vetem një gjykim racional na
ndihmon për të gjykuar drejt, e assesi ai politik apo emocional.
Të veprojm, ndoshta jo siq kemi vepruar deri tani. Nuk ka shumë kohë nga zgjedhjet e kaluara lokale
në Austri. U lakua shumë me emrin e të huajve dhe të drejtave të tyre në Austri. Pati edhe Bajraktar,
që thonin se me ne jeni më të sigurt, kurse me ata jeni të rrezikuar për të ju larguar nga vendi.
Raliteti ishte se keto dy parti benë Qeverin bashk pastaj, të pakten në komunen e Linzit.
Zgjedhjet po afrohen, të kryejm të drejten ton qytetare të votimit. Perpara saj të meditojm, të
gjykojm pastaj të veprojm. Dikush do thoshte, ne nuk peshojm në këtë kandar, e pasakt! Shikoni të
dhenat zyrtare në entin e statistikave të Austris, edhe pse jane më të ulëta se sa shifrat reale dhe do
të bindemi, se ne jemi shumë (mbi 600 000 Persona nga Turqia, Bosnja, Kosova, Afrika, Azia, të drejt
vote kanë me se paku 1/3 e tyre) dhe pa medyshje mund të jemi pjesë e vendimmarrjes në shoqrin
austriake.
Dr. Miran Sadiku
Soziologe und Jobberater