Koncerni i madh gjerman, “Volkswagen”, u “instalua” në mediet botërore ditëve të fundit për shkak se është kapur duke mashtruar për standardet e emetimit të gazrave nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Volkswagenit” i është gjetur një algoritëm në sistem që mundëson manipulimin e testeve të emetimeve duke i bërë automobilat më të pastër sesa që janë në të vërtetë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Agjencia për Mbrojtjen e Ambientit në ShBA (EPA) ka gjetur se motorët katërcilindërsh dizel të krijuar nga gjiganti gjerman kishin një pajisje që detektonte se kur automobili ishte në testim dhe merrte masat e nevojshme për të dhënë rezultate shumë më të mira sesa ato që mund të arriheshin nga motori normalisht.
Rezultati përfundimtar i përshtatej limitit strikt të vendosur nga autoritetet amerikane, teksa ishte nën kushtet laboratorike, por kur pajisja “mashtruese” dilte nga sistemi, EPA thotë se motorët dizel lëshojnë oksidet e azotit (NOx) deri në 40 herë më shumë se limit ligjor.
Limiti për emetimin e këtyre oksideve në Evropë është më pak i rreptë në krahasim me standardet në Amerikë.
Gjithashtu në numrin e sotëm të “Kohës Ditore” mund të lexoni edhe: Motori EA 189 – i prekur nga skandali; Shefat e VW-së në presion për largim; Turpi për Gjermaninë dhe ndikimi ekonomik; Kam VW, çfarë duhet të bëj?; A duhet të mendoj sërish për ta blerë një VW; Cilët prodhues janë të përfshirë e cilët jo; Çfarë do të thotë kjo për modelet VW dhe dizel të së ardhmes; Çfarë do të ndodhë me testet për emetimin e gazrave në të ardhmen; Si ka rrjedhur kriza e “Volkswagenit”./koha