Rtv Pendimi

Maska ideale për trajtimin e fytyrës në dimër

Lëkura në dimër ka tendencë të thahet për shkak të temperaturave të ulëta, ndaj edhe trajtimet duhet të përmbajnë gjithmonë përbërës që e hidratojnë dhe e ushqejnë lëkurën.

Për të eliminuar tharjen, lëkura ka nevojë për trajtime më të shpeshta dhe maska natyrale. Një prej më të thjeshtave është trajtimi me karotë dhe mjaltë. Karotat janë të pasura me vitaminë A, E, aq shumë të nevojshme për lëkurën në këtë stinë të ftohtë.

Përgatitja:

Disa dermatologë këshillojnë që karota të grihet paraprakisht në një blender, ndërsa të tjerët sugjerojnë që fillimisht karotat të zihen. Këshillat janë edhe në varësi të tipit të lëkurës, por të dyja variantet mund t’i përdorësh, sepse funksioni është i njëjtë.

2 lugë gjelle me karotë të grirë (ose të zier) përzieji me 1 lugë gjelle mjaltë. Pasi të jetë bërë një masë e njëtrajtshme, vendose në fytyrë dhe mbaje për 10-15 minuta. Pas disa përdorimesh, lëkura do të ketë një pamje të re, sepse kjo përzierje largon qelizat e vdekura dhe i rikthen lëkurës shkëlqimin.

TË NGJAJSHME