Maska me shegë ideale kundër rrudhave

Femrat po kërkojnë gjithnjë e më shumë mënyrat natyrale për të trajtuar fytyrën e tyre, kryesisht rrudhat. Kjo maskë anti-plakje ka si element kryesor shegën.

Përbërësit:

kokrrat e ½ shege

1 lugë çaji me mjaltë

4 lugë çaji me miell tërshëre

2 lugë çaji vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosini të gjithë përbërësit në blender dhe lërini të bëhet një masë kompakte. Këtë përbërje më pas vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 25 minuta. Në fund shpërlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Kjo është një maskë natyrale dhe shumë praktike për t’u realizuar, jep një efekt të jashtëzakonshëm në fytyrë./face-day.com