Mazllam Mazllami

Hoxhë Mazllami studimet e mesme i kreu në Medresen El-Furkan, të Damaskut gjatë viteve 1975-1980, ndërsa nga viti 1980-1985 studioi në Universitetin e Ez’herit në Kajro, Fakultetin Usulud-din. Gjatë studimeve në Kajro, gjatë kohës së pushimeve ai kthehej në Prizren, dhe disa vite me rradhë nga disa muaj e kryente detyrën e imamit dhe hatibit në xhaminë e Bajraklisë. Në vitin 1987 u punësua në Radio Kajro si ligjërues fetar, në emisionin e transmetuar në gj. Shqipe, ku e vazhdoi punën deri në fund të vitit 1989. Më pas, kthehet në Prizren, dhe punësohet imam, hatib e mual-lim në xhaminë e Jeni Mahallës. Gjatë kësaj kohe, vullnetin e madh që e kishte për davet dhe ligjërimin para xhematit, ai filloi të mbajë ligjërata të rregullta javore në xhaminë e tij, përveç të Xhumasë, por gjithashtu pat edhe një numër të konsiderueshëm të talebeve rreth tij, i cili në atë dhomën e vogël të xhamisë së tij të vjetër, pa përtesë disa vite me rradhë, nga 1990-1997 ua mësoi Kur’anin dhe hadithin e Muhammedit a.s. Prandaj, në emër të gjithë talebeve të tij i them: Allahu të shpërbleftë hoxhë i nderuar me Xhennetin Firdevs. Gjatë kësaj kohe, hoxha i nderuar në bashkëpunim me Bashkësinë Islame organizoi edhe tribuna të shumta fetare me tematika të ndryshme, brenda Kosovës, por edhe në Maqedoni i mbante tribunat e tij në bashkëpunim me hoxhën e nderuar, rahmetli Jakup ef. Hasipin, Allahu e mëshiroftë. Gjatë viteve 1997-1999 përveç davetit që bënte fshat – fshat, shtëpi – shtëpi, hoxha nuk e anashkaloi as luftën tonë me armikun shumëvjeçar serb, kështu që në mënyra të ndryshme, direkte dhe indirekte, ishte pjesëmarrës dhe ndihmës i UÇK-së.
Pas çlirimit të vendit tonë, hoxhës iu shtua interesimi për renovimin dhe ndërtimin e disa xhamive dhe shtëpive për nevojtarët dhe jetimët, ku ishte pjesëmarrës në ndërtimin e mbi 15 xhamive dhe 6-7 shtëpive, brenda Kosovës dhe jashtë saj.
Hoxha vazhdon aktivitetin e tij dhe davetin edhe sot e kësaj dite në xhaminë e Jeni Mahallës, ndërsa në bëjmë dua tek Allahu xh.sh. që t’i jep shëndet për ta vazhduar misionin e tij deri në fund.

Telefon :+386 49 686 357