Për ju që çdo ditë lëvizni me makinë nuk ju këshillojmë asnjëherë të mbani shishe të ujit brenda makinës tuaj, pasi kjo mund të jetë e rrezikshme.
Sipas kësaj që këshillojnë ekspertët shishja e ujit në makinë mund të kryejë funksionin e një xhami zmadhues dhe mund të shkaktojë zjarr brenda mjetit tuaj. Pika në vendin ku rrezet janë të përqendruara mund të nxehet mjaftueshëm për të krijuar flake, shkruan mapo.al, përcjellë Klan Kosova.
Për ta shmangur këtë ju duhet ta mbani atë jashtë makinës.
Nëse duhet patjetër ta mbani brenda makinës, ju këshillojmë që ta leni aty ku nuk e kapin rrezet e diellit.