Rtv Pendimi

Mbërrin përditësimi i parë i iOS për 2019, ja ndryshimet

Mbërrin përditësimi i parë i iOS për 2019, ja ndryshimet

Përditësimi i ri i iOS përmban adresimin se disa keqfunksionimeve me aplikacionin Messages, me CarPlay dhe HomePod. Normalisht pjesë e iOS 12.1.3 janë edhe arnime sigurie të sistemi operativ.

Specifikisht një problem acarues ishte ai me aplikacionin e mesazheve. Kur përdoruesit shfletonin foto në formatin e detajuar, ato nuk shfaqeshin fare.

Gjithashtu në iPad Pro kishte shtrembërim të audios gjatë përdorimit të aksesorëve të jashtëm.

Për të përditësuar iOS duhet të navigoni në Settings > General > Software Update.

Normalisht duhet të keni akses në internet Wi-Fi dhe baterinë të karikuar mbi 50% që përditësimi të realizohet me sukses.

Nëse keni aktivizuar përditësime automatike, atëherë ju ngelet vetëm të prisni kur të mbërrijë tek ju.

TË NGJAJSHME