Rtv Pendimi
Samet Tours
Good life Restaurant
auto lider
Tregime

MBËSHTETJA E SINQERTË NË ALLAHUN E MADHËRUAR

Muslim Shop
Një çift bashkëshortor po udhëtonin me anije, udhëtim ky që zgjati për ditë të tëra. Ishte udhëtim mbresëlënës sikur fundi të mos përfshihej nga erëra të fuqishme dhe valë të mëdha. Anija u mbush me ujë ndërsa frika kaploi të gjithë. Kapiteni shpalli gjendje alarmante duke thënë se vetëm ndonjë mrekulli nga Allahu i Madhëruar mund t’i shpëtonte.
Bashkëshortja frikësohej shumë. Filloi të bërtiste: ‘Çfarë do të bëjmë?’, ‘Si do të shpëtojmë?’ – i thoshte burrit. Të gjithë udhëtarët ishin të shqetësuar ndërsa për çudi, ndryshe nga gjithë të tjerët, burri i saj rrinte i ulur dhe dukej shumë i qetë. Kjo gjë e hidhëroi shumë atë dhe filloi ta akuzonte për person të ftohtë dhe antipatik. Burri e shikoi me fytyrë të mrrolur ndërsa nxori një hanxhar dhe ia ofroi tek fyti duke i thënë me zë të lartë:
A nuk ke frikë nga hanxhari?
Gruaja e shikoi burrin dhe i tha: Jo.
Po përse? – e pyeti burri.
Për shkak se hanxhari është në dorën e atij që kam besë në tëd he të cilin e dua shumë – tha gruaja.
Burri filloi të buzëqesh dhe i tha gruas: Kështu është edhe gjendja ime, besoj se këto dallgë janë në dorën e Atij që kam besë në Të dhe e dua shumë! E përse të kam frikë nëse Ai mbizotëron mbi çdo gjë?!
Nëse të kam lodhur dallgët e jetës dhe të janë vërsulur erërat e saj, mos ke frikë ngase Allahu i Madhëruar të do! Ai ka mundësi mbi çdo gjë, mbi çdo stuhi e furtunë, andaj mos ke frikë! Nëse e do, besoji Atij dhe dorëzoju ngase Ai të do. Allahu i Madhëruar thotë:
“وَمَن يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّـهِ فَهُوَ حَسْبُهُ إِنَّ اللَّـهَ بَالِغُ أَمْرِهِ قَدْ جَعَلَ اللَّـهُ لِكُلِّ شَيْءٍ قَدْرًا
… Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).” (et-Talak: 3)
Përshtati në shqip:
Sedat ISLAMI

Të ngjajshme

Ndarësi i përpikt

Hevzi Hasani

VDIQ DITËN E DASMËS SË SAJ

Kushtrim Guraj

Rrëfimi i një mbreti

Kushtrim Guraj

Përtype hidhërimin dhe fito lumturinë

Kushtrim Guraj

Pas vështirësisë vjen zgjidhja

Kushtrim Guraj

DASHURIA PËR NËNËN NATYRSHMËRI

Kushtrim Guraj

NËNË, UNË NUK E DUA MUHAMMEDIN -THOTË NJË FËMIJË

Kushtrim Guraj

MAGJISTARET NUK KORREN SUKSES ME KETE GRUA, PERSE?

Kushtrim Guraj

PESHKATARI DHE RRËFIMI PËR FUNDIN E ZULLUMQARËVE

Kushtrim Guraj