IMG_9553

Mbi 2 mijë trupa të varrosur në Derna të Libisë pas përmbytjeve

Mbi 2.000 kufoma janë varrosur në qytetin Derna të Libisë të goditur nga stuhia dhe përmbytjet katastrofike që përfshinë vendin së fundmi, njoftuan autoritetet lokale, transmeton Anadolu.

“Të paktën 2.090 trupa të vdekur u varrosën në Derna, duke përfshirë 1.100 kufoma të paidentifikuara”, tha Tariq al-Kharraz, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të qeverisë në Libinë Lindore.

Ai tha se të paktën 151 sudanezë ishin në mesin e të varrosurve në Derna pas përmbytjeve.

Zëdhënësi tha se autoritetet deri më tani kanë marrë rreth 2.000 raportime zyrtare për persona të zhdukur në Derna.

“Ka rreth 35 egjiptianë të zhdukur në qytet”, shtoi ai.

Shirat e rrëmbyeshëm nga stuhia “Daniel” përfshinë disa zona në Libinë lindore të dielën, duke lënë të vdekur më shumë se 6.000 njerëz dhe mijëra të zhdukur, sipas zyrtarëve.

Të hënën, Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe vlerësuan numrin e personave të zhdukur në 10.000.

“Ne nuk e kemi llogaritur ende numrin e përgjithshëm të viktimave”, tha al-Kharraz.