Rtv Pendimi

Mbi 20 mijë të evakuuar në Malajzi për shkak të përmbytjeve

Mbi 20 mijë të evakuuar në Malajzi për shkak të përmbytjeve

Mbi 20.000 persona janë evakuuar në mbarë Malajzinë për shkak të përmbytjeve të shkaktuar nga shirat munson, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Njësisë për Mirëqenie Sociale, për shkak të shirave monsun që nga 1 janari në shtetet Pahang, Johor, Kelantan, Terengganu, Selangor dhe Perak janë evakuuar 20.838 në vende të sigurta.

Ndërkohë zyrtarët kanë bërë të ditur se deri më tani kanë humbur jetën 3 persona si pasojë e përmbytjeve.

Nga Meteorologjia njoftojnë shirat monsun do të arrijnë në ishullin Borneo në lindje të vendit, duke paralajmëruar shtetin Sabah për mot të keq.

TË NGJAJSHME