Rtv Pendimi
Lajme

“Mbi 600 protestues të vdekur gjatë demonstratave në Irak”

Presidenti i Irakut, Barham Salih, njoftoi se më shumë se 600 demonstrues kanë vdekur nga aktet e dhunës të kryera nga “persona të pabindur ndaj ligjit” gjatë më shumë se tre muajve në protestat antiqeveritare në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Salih tha se të rinjtë irakianë po protestojnë për një jetë më të mirë, për kushte më të mira të punës, për përmirësimin e sektorit të shërbimeve dhe për t’i dhënë fund korrupsionit i cili prej një kohe të gjatë ka paralizuar vendin.

“Më shumë se 600 demonstrues të pafajshëm dhe paqësorë, shumica të rinj, kanë humbur jetën për shkak të dhunës nga persona të pabindur ndaj ligjit”, tha Salih.

Salih tha se protestuesit duan një qeverisje demokratike e cila do t’ua kthejë “dinjitetin e humbur” dhe zgjedhje të lira dhe transparente, duke shtuar se zgjedhjet e parakohshme janë të mjaftueshme për t’u dhënë fund protestave popullore.

Duke folur për thirrjen e parlamentit irakian për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku, Salih tha se kjo nuk është shenjë armiqësie dhe pasigurie, por shtoi se ky hap paraqet një reagim ndaj një gjëje të cilën shumë irakianë e shohin si shkelje të sovranitetit. Ai tha se kjo çështje do të zgjidhet përmes dialogut.

Ndryshe, nga 1 tetori i vitit 2019 Iraku është tronditur nga protestat antiqeveritare kundër korrupsionit, mungesës së infrastrukturës, papunësisë dhe ndërhyrjeve të jashtme në çështjet e brendshme të vendit.

Edhe pse kryeministri Adil Abdul-Mahdi dha dorëheqje më 29 nëntor si pasojë e presionit, qeveria e re ende nuk është formuar dhe Abdul-Mahdi vazhdon të jetë ushtrues i detyrës.

Të ngjajshme

Turqia godet elementet e regjimit në Siri

Hevzi Hasani

Kinë, numri i të vdekurve nga koronavirusi rritet në 2.790

Hevzi Hasani

Japonia mbyll shkollat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit

Kushtrim Guraj

Kurti: Gjyqësori të merret me nënshkrimin e marrëveshjes së fshehtë mes Thaçit dhe NATO-s

Kushtrim Guraj

Itali, kreu i rajonit të Lombardisë në karantinë për shkak të Covid-19

Kushtrim Guraj

Kërkesat për azil në BE u rritën me 13 për qind në vitin 2019

Kushtrim Guraj

“Institucionet kosovare dështuan në mbrojtjen e fëmijëve viktima të abuzimit”

Kushtrim Guraj

Vogëlushja Selva që luante “lojën e luftës” në Siri, tashmë luan me lodra të vërteta në Turqi

Kushtrim Guraj

Mulla Sead Paçarizi, zgjedhet Kryetarit i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë

Kushtrim Guraj