Rtv Pendimi

Pa ty Nënë

Veshtirë ti përshtatem viteve,
Po më gërryejn fjalët që s’ti ndëgjova dikur,
Po e shoh me fytyrën tënde dhimbjen time,
Sa klithje e keqe ky dialog i vdekur.
.
Nënë, kam telashe me gjumin se fryma m’ndalet,
Dëshirë e përgjakshme me t’përqaf edhe njëherë,
E humbi kontrollën kur e shoh veten para teje,
N’bukën e mëngjesit, ti s’më troket më n’derë.
.
Më mungojn këshillat edhe prehri yt Nënë,
Secila rrahje e zemrës emrin ta përmend,
Sa do të doja me t’pyet se a mke fal për gabimet,
Janë disa momente që kujtimi më paralizon n’vend !

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH